MLS tenton risinë e madhe në futboll, FIFA dhe UEFA i dalin kundër

schedule18:12 - 6 Mars, 2020

schedule 18:12 - 6 Mars, 2020

MLS po mendon të fusë një risi dhe të bëhet kampionati i parë që të përfshijë në rregullore zëvendësimin e përkohshëm. IFAB e jep lejen për zhvillimin e testeve dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mendojnë seriozisht diçka të tillë.

Sigurisht zëvendësimi i përkohshëm do të përdoret në raste të veçanta, kur lojtarët marrin goditje në kokë, tronditen dhe më pas kanë edhe marrje mendsh. Kur ndodh diçka e tillë duhet një kontroll mjekësor që zgjat më shumë.

Kështu, mendohet që lojtari të qëndrojë deri në 10 minuta jashtë dhe në vend të tij të aktivizohet një tjetër futbollist. Pas i dëmtuari të kontrollohet, atëherë edhe stafi teknik merr vendimin përfundimtar.

Gjithsesi ka edhe kundër diçkaje të tillë, me FIFA, UEFA dhe Premier League që janë dakord për një zëvendësim në raste të tilla, (nëse janë bërë tre ndërrimet, të lind e drejta të bësh edhe një tjetër) por ai të jetë përfundimtar, sikurse raporton “Telegraph”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!