Sulmuesi anësor i Romës, Henrikh Mkhitaryan, mund të rikthehet në Premier League. Lojtari i kombëtarës armene erdhi në kryeqytetin italian në formë huazimi nga Arsenali dhe në fund të sezonit mund t’iu bashkohet sërish “Topçinjve”.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, i cili shpreh hapur pëlqimin për të. “Është e mundur që Henrikh të rikthehet dhe ne do ta konsiderojmë si mundësi. Gjithmonë më ka pëlqyer, pasi është nga ata lojtarë që përshtaten shpejt dhe jep më të mirën në fushë”, deklaron tekniku spanjoll.
Po bën mirë në ndeshjet e fundit. Ne e dimë se çfarë aftësish ka dhe besoj se do të marim vendimin e duhur në fundin e sezonit”, mbyll Arteta. 31-vjeçari iu bashkua Romës verën e kaluar, por gjatë këtyre muajve ai ka vuajtur disa dëmtime. Por, megjithatë ai ka kontribuar duke shënuar 6 gola dhe asistuar 3 të tjerë në vetëm 13 ndeshje në Seria A. /abcnews.al


