Mjeti del nga rruga, humbin jetën 3 persona

schedule00:50 - 5 Mars, 2021

schedule 00:50 - 5 Mars, 2021

Humbja e kontrollit të një automjeti ka sjellë tre viktima. Aksidenti fatal ka ndodhur në Kodër-Kashar rreth orës 23:30, ku mjeti me drejtues 27-vjeçarin Z.M. ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur tre pasagjerët që ndodheshin në të.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.