“Mjeshtri i madh” i humorit shkodran, Besnik Çinari: Sot nuk më pëlqen banaliteti

schedule21:34 - 27 Tetor, 2024

schedule 21:34 - 27 Tetor, 2024

Nuk ka munguar në udhëtimin e “GPS” në Shkodër, mjeshtri i madh i humorit, Besnik Çinari. Gjatë intervistës ka treguar se ka shkruan shumë për estradën. Gjithashtu ai ndau edhe detaje nga jeta e tij duke rrëfyer se është baba i tri vajzave dhe se është munduar të tregohej tolerant, por me masë.

“Ka shkruar shumë për estradën. Çdo gjë gjithmonë e kam bërë me qejf. Shkodra është thënë që është djepi I kulturës. Por kjo ka një domethënie edhe më të madhe. Pasi kur merrnin bileta për të shkuar në Teatër, shihej si një element familjar, një edukatë e madhe. Zakonisht mëngjesin e nis me një kafe. Kafen e pi për vetë dhe një ujë për ilaçet. Gjithmonë në shoqërinë e miqve. Kam tre vajza, nuk e kanë ndjekur rrugën e humorit, me dhëndrin ruajmë distancën. Pasi vjehrrin nuk mund ta kesh shok. Unë kur jam fejuar pas një jave ka hyrë në Teatër profesionist…Shfaqjet I kemi pasur gjithmonë të shtunë apo të dielën”, tha ai.

I ndalur tek aktrimi dhe aktorët e sotëm, u shpreh banaliteti është përhapur. “Janë aktor shumë të mirë, por banaliteti është lëshuar pa duar”, tha ai.

/abcnews.al/