Mjeshtër në zdrukthtari, Viktor Nurçe ushtron zanatin që në 1990

schedule20:12 - 16 Nëntor, 2024

schedule 20:12 - 16 Nëntor, 2024

Guri dhe druri jane dy elementet kryesore per strukturen ndertimore ne Gjirokaster. Ne kohen qe ky qytet,pjese e trashegimise boterore Unesco,e me status qytet muze, rit edhe me teper interesin e turisteve te huaj per tu njohur me trashegimine  kulturore dhe arkitektonike  qe Gjirokastra ofron.

Ky qytet nuk mund te konceptohet pa duarartet artizane ku nje prej tyre eshte edhe Viktor Nurçe,drugdhendesi qe prej vitesh realizon punime te ndryshme.Kete zanat e ushtron qe prej vitit 1990,kohe ne te cilen funksionin ndermarjet artistike,aty ku mori edhe formimin e pare profesional.

Eshte nje zanat qe kerkon perkushtim dhe durim,thote mjeshtri,por mbi te gjitha duhet te duash ate çfare krijon dhe ofron. Punimet qe ka realizuar jane te shumellojshme, por sa i takon banesave karakteristike shekullore te Gjirokastres dhe lendes se pare te drurit ai thote se dominon ajo e pishes e per kete jep edhe arsyen.

Per fat te keq ashtu si shume profesione te tjere edhe drugdhendja nuk eshte e preferuar nga te rinjte, e madje ky zanat po shkon drejt zhdukjes. Ndryshe nga te rinjte vendas,turistet e huaj shfaqin interes ndaj realizimit te suvenireve e madje porosite nuk mungojne.

Punimet artizanale zene nje vend mjaft te rendesishem ne promovimin e vlerave historike-kulturore,trashegimise dhe etnografise,jo vetem ne Gjirokaster por edhe ne mbare vendin/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!