Mjeshtër i portreteve në flokë, 22-vjeçari shqiptar bëhet i famshëm në Greqi

schedule08:50 - 9 Janar, 2023

schedule 08:50 - 9 Janar, 2023

Klaudio Frroku ose i njohur me emrin Stelios është shqiptari që po korr sukses tashmë në Greqi. Ai është vetëm 22-vjeç dhe është bërë i famshëm, pasi me artin e tij në flokë i ka surprizuar të gjithë. Stelios realizon portrete të ndryshme, jo vetëm në flokë, por edhe në rërë, kripë, miell dhe me një metodë tepër të veçantë, siç është ajo me gishta.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë rrugëtimin e tij se si ka arritur deri këtu.

“Kur isha 10 vjec kam pikturuar në letër. Pasi mbarova shkollën, fillova ta mendoja më mirë. Nisa të punoja fillimisht 8 orë dhe më pas më vonë. Kam tre vite që punoj. Salloni është për vajzat dhe djemtë. Unë punoj vetëm për burrat, sepse për gratë është vështirë.

Portretet nisa ti bëja pasi i pash në interneti. I pari që bëra ishte Travis Scott. Përveç flokëve, bëj me rërë, krip dhe bojë shkrimi. Kam edhe një teknik me gishtin tim, me të cilën kam bërë Pelen”, u shpreh ndër të tjera i riu shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!