Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjete sociale ka informuar qytetarët në lidhje me kujdesin që ata duhet të tregojnë ndaj pickimit të mushkonjave.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kalo thekson se nga pickimet e mushkonjave transmetohen një sërë sëmundjesh, teksa shton se ndonëse jemi vonë si vend për dezinfektim, ai duhet bërë.
Reagimi i Kalos:
12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, gjinitë Anopheles eato Tigër të të cilave tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tons….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!
/abcnews.al/