Mjeku tregon si po funksionon në Maqedoninë e Veriut testimi në masë i qytetarëve

schedule12:30 - 2 Prill, 2020

schedule 12:30 - 2 Prill, 2020

Në një lidhje direkte për Abc News ishte Aliriza Osmani, mjek në spitalin e Kumanovës, i cili foli për situatën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut është duke aplikuar testime më masive se vendet e tjera, lidhur me këtë mjeku tha se epidemiologët shkojnë në banesa dhe bëjnë tamponët.

“Strategjia jonë ka qenë që numri sa të mundet të zgjatet, që të mos kemi një fluks të menjëhershëm në institucionet tona se nuk do mundeshim të rezistonin. Për momentin shkon ashtu sic duhet.

Të gjithë pacientët të cilët kanë njëfarë simptomalogjie ata e kanë për detyrë të parqiteten te mjeku i familjes, më pas mjeku i familjes i paraqitet epidemiologut. Në rast se ka njëfarë simptomalogjie, në të shumtën e rasteve epidemiologët shkojnë në shtëpi. Ka edhe nga ata që nuk kanë simptoma, por janë pozitivë. Me këta ne kemi komunikim të vazhdueshëm”, deklaroi mjeku.

I pyetur se si po operon Maqedonia me të sëmurët, ai tha se të gjithë ata që kanë simptoma i pranojnë në spital me prioritet.

“Të gjithë ata që kanë simptmalgji që kanë veshtitësi në frymëmarrje, që kanë edhe sëmundje të tjera ne i pranojmë me prioritet. Cdo qendër, ne kemi repartin për izolim dhe repartin tjetër që i kontrollojnë mjekë të përgjithshëm”, deklaroi mjeku.

Po ashtu Osmani theksoi se karantinimi ka ndikuar në pengimin e infeksionit, megjithatë siç thotë ai ballkanasit si popull nuk janë të disiplinuar.

“Sot kemi 22 raste deri tani. Karantinimi e ka dhënë të vetën. Do ishte mirë që të moshuarit të mos të dalin. Duhet të mbahet distanca. Në Ballkan është shumë e vështirë. Kinezët e mbajnë se kanë disiplinë. Neve nuk na kap, ne jemi të fortë. Të gjithë ballkanasit e kanë këtë”, theksoi mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!