Mjeku sqaron në “ABC News” vatrën e infeksionit në Krujë: Duhet të hapej një spital Covid-3

schedule11:07 - 8 Maj, 2020

schedule 11:07 - 8 Maj, 2020

Në Krujë numri i të infektuarve sipas mjekut Adrian Mata ka shkuar në 120 dhe vijon të ketë një rritje.

Në një intervistë për “ABC News”  ai tha se duhet të ishte bërë një karantinim edhe i familjarëve për bërë të mundur një parandalim të përhapjes së COVID-19.

“Deri në momentin kur nuk kishte probleme në fasoneri kishim vetëm 5 të infektuar në Krujë, por më pas numri filloi të ketë rritje drastike. Kjo ka ardhur si pasojë e mosmbylljes së fasoneve, por edhe si pasojë e shtimit të tamponëve gjë e cila u bë vetëm falë mediave që kërkuan rritjen e numrit”, u shpreh ai. 

Puna në fasoneri sipas tij duhet të ishte ndërprerë. “Do të duhet që në Krujë të hapej një spital Covid-3 për raste të tilla. Në 30 raste që janë ripërsëritur, 3-4 persona sërish rezultojnë pozitiv. Duhet të vlerësojmë problemin e distancimit.

Në fasoneri besoj nuk janë kushtet e higjienës për ta përballuar një infeksion të tillë. Pavarësisht se nevoja për punë, ana financiare i detyron të shkojnë në punë. Duhet një grup punë që të krijojë mundësinë që punonjësit të ruajnë distancimin dhe të kenë nivele të larta të kushteve higjieno -sanitare. Ky është një virus që prek të gjitha organet, por gjen më shumë terren te prekja e mushkërive.

Çdo periudhë stine të gripit që janë të përvitshme shpeshherë popullata e kalon thjeshtë me simptomatikë. Ky virus mund të ketë qarkulluar edhe në periudhën e gripit në fund të janarit apo në fillim të shkurtit”, tha Mata.

Ndër të tjera ai shtoi se Kina e izoloi virusin në të gjitha drejtimet, ndërsa shtoi se duhet të ishte izoluar edhe në vendin tonë që në fillimet e saj, pra  sipas tij rregulli duhet të ishte më i fortë. “Do të këshilloja që qytetarët të mos shkëpusin marrëdhëniet me mjekun e familjes, të kontaktojnë 127 dhe gjithashtu të ruajnë distancimin social për të evituar përhapjen e këtij infeksioni”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!