Xhevdet Zenuni është mjeku i përgjithshëm shqiptar që ka një ndër 5 klinikat më të vizituara në Vjenë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka nga profesioni i tij, që e ka trashëguar edhe te djali.
Mjeku ka zbuluar se fillimet i ka pasur të vështira, pasi ka punuar në fabrikë në hekurudhat e Vjenës, pasi nuk ia njihnin diplomën dhe gjuhën nuk e dinte.
“Unë kam mjekësinë e përgjithshme, kam punuar dhe nëpër specialitete të tjera, si ortopedi apo laboratore. Unë kam klinikën tim prej 2008. Ne si mjek të përgjithshëm kemi të specializuar të bëjmë shumë profile, ato që mund të bëjmë më mirë.
Këtu në vjen ka një numër të madh të mjekëve familjarë, por në ditë afërsisht kemi 200 pacienta në ditë. Është edhe gruaja ime dhe bashkëshortja ime. Kam dhe djalin që është mjek si unë. Edhe gruaja më ndihmon, ajo është polake, por e flet shqipen më mirë se unë, sepse unë e flas me dialekt nga Dukagjini.
Në fabrikën e trenin nëntokësor kam punuar 4 vjet. Ata nuk e dinin që unë isha mjek, por udhëheqësi më thoshte që ti je pak më eleganti nga këta. Kur i kam treguar që jam mjek, ai më ka thënë e kam ditur që nuk je zdrukthëtar”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al