Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mjeku në spitalin e Selanikut: Po intubohen 40-vjeçarë pa sëmundje të tjera

schedule15:30 - 12 Nëntor, 2020

schedule 15:30 - 12 Nëntor, 2020

Anestezisti Daniel Konstantinidis i cili punon në spitalin “Papanikolaou” në Selanik ka ngritur alarmin lidhur me situatën në pavijonin ku ai punon. Konstantinidis shkruan se njerëzit shpërthejnë në lot para se të futen në intubim.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se në intubim po futem edhe pacientë të moshave 40-50-vjeç të cilët nuk kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Disa prej tyre vijon ai, kërkojnë të telefonojnë familjarët e tyre.

“40-vjeçarë dhe 50-vjeçarë që përndryshe janë krejtësisht të shëndetshëm. Agonia që pikturohet në sytë e shumicës para se t’i intubojmë nuk përshkruhet lehtë. Disa pyesin nëse arrijnë të telefonojnë familjet e tyre, për t’i thënë se po shkojnë në njësinë e kujdesit intensiv”, shkruan ai ndër të tjera./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!