Thyerja e kockave, ‘gjë e lehtë’/ Dhuna e Rrajave, mjekësia ligjore klasifikon gjendjen e të plagosurve

schedule14:28 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:28 - 12 Shtator, 2023

Prokuroria e Tiranës ndyshoi akuzën për anëtarë të fisit Rraja në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Bilbil e Jashar Maja për shkak se  ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se dëmtimet e pësuara klasifikohen si të lehta dhe pa pasoja për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 6 korrikut në ambientet e një lokali në Thumanë, ku kushërinjtë Maja u dhunuan brutalisht me grushta e shkelma dhe shkopinj beizbolli, për shkak të konfliktit për një gurorë që iu dëmtonte banesat nga shpërthimet. Por referuar këtij dokumenti të ekspertit mjeko-ligjor Elton Serani rezulton se dëmtimet që pësuan nga goditjet nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe për këtë nuk hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

Sipas Seranit thyerja e kockës e anës së djathtë të kokës dhe thyerja e kockës së parakrahut të majtë, apo dëmtime të tjera të trupit dhe gjymtyrëve të shkaktuara nga shkopinjtë e bejsbollit, nuk klasifikohen plagosje e rëndë.

Anëtarët e fisit Rraja dhunuan kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja pas protestës së këtyre të fundit kundër shpërthimeve me eksploziv të një guroreje në pronësi të të afërmëve të Rrahman Rrajës, që dha dorëheqjen nga mandati i deputetit 2 ditë pas publikimt të pamjeve të dhunës. Mes dhunuesve u identifikuane edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit Rrahman Rrahja si dhe vellai i tij Flamur Rraja./abcnews.al