Mjeku italian: Kam gjetur kurën kundër koronavirusit

schedule17:32 - 11 Mars, 2020

schedule 17:32 - 11 Mars, 2020

Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.

Siç raporton “Reppublica“, mjeku është shprehur se ka trajtuar me këtë medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky medikament tek trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24 orëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!