Mjeku i njohur preket me COVID, në gjendje të rëndë për jetën

schedule09:51 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 09:51 - 11 Dhjetor, 2020

Mjeku anestezist Mihal Kerci është prekur nga COVID-19 dhe është në gjendje kritike për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale ndërsa stafi bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al