Mjeku i dënuar për abuzim seksual me atletet amerikane sërish në gjyq

schedule19:27 - 31 Janar, 2018

schedule 19:27 - 31 Janar, 2018

Numri i viktimave të abuzimeve seksuale të kryera nga ish-mjeku gjimnast në Shtetet e Bashkuara është rritur në 265. Lajmin e ka bërë të ditur një gjyqtare në Miçigan, e cila ka nënvizuar se Larry Nassar do të përballet me të paktën 54 viktima në procesin gjyqësor që pritet të vijojë këtë javë. Javën e kaluar Nassar u dënua me 175 vjet burg, pasi rreth 160 gra dhe vajza të reja dëshmuan për ngacmimet e kryera prej tij. Ndërsa më herët, ai ishte dënuar me 60 vjet burg për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Konkretisht, në nëntor ai u shpall fajtor për 3 krime seksuale të shkallës së parë, të kryera ndaj disa vajzave atlete, të cilave ai duhej t’u ofronte kujdes mjekësor. Të paktën një prej vajzave ishte më e vogël se 13 vjeç, ndërsa dy të tjera të moshave 15 dhe 16 vjeç. Gjyqtarja Janice Cunningham deklaroi se 265 viktimat e identifikuara janë përveçse në shtetin e Miçiganit edhe në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe në botë. “Ndaj, përmes transmetimeve LLAJV dhe postimeve në rrjetet sociale të gjithë individët mund të marrin pjesë në këtë proces”, tha gjyqtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!