Mjeku francez shokon botën: Ky është ilaçi që mund të shërojë koronavirusin, një tabletë kushton 10 cent

schedule13:38 - 27 February, 2020

schedule13:38 - 27 February, 2020

Një mjek francez, Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë ka deklaruar se ky virus mund të shërohet nga një ilaç, që dikur është përdorur për të shëruar malarien.

Sipas tij ai është ilaçi që përmban klorokinë. Ai shpjegon pse klorokina “chloroquine”, një ilaç që përdoret zakonisht kundër malaries, është i lirë dhe i padëmshëm, dhe mund të trajtojë në mënyrë efektive këtë sëmundje.

“Është një ilaç shumë i vjetër. Të rinjtë nuk e njohin atë dhe nuk e dinë se ka qenë një antimalarial. Njerëzit që jetonin në Afrikë si unë, morën çdo ditë klorokinë. Të gjithë njerëzit që shkuan në këto vende të nxehta e morën atë gjatë gjithë qëndrimit të tyre, dhe çdo ditë për dy muaj pas kthimit të tyre.

Ka miliarda njerëz që kanë marrë këtë ilaç. Dhe nuk kushton asgjë: dhjetë cent për tablet. Është një ilaç që është jashtëzakonisht i sigurt dhe më i lirë që mund ta imagjinoni. Pra, ky është një lajm i shkëlqyeshëm! Të gjithë ata që dinë për këto përfitime duhet ta marrin vetë.”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar më tej:

“Thashethemet e të gjithëve, nuk më interesojnë. Nuk me intereson. Puna ime ka qenë me sëmundje infektive për dyzet vite me rradhë. Ndihem i detyruar, sepse besoj se tani është e nevojshme, për të komunikuar atë që di, dhe jo opinionet, për hulumtimin në sëmundjen infektive. Pas asaj që bëni me të, unë nuk jam profet. Nuk me intereson. Po mundohem të jem sa më i qartë“, deklaroi ai./abcnews.al