Mjeku francez në karantinë prej koronavirusit: Fëmijet e mi më lodhin më shumë se virusi

schedule13:33 - 6 Mars, 2020

schedule 13:33 - 6 Mars, 2020

Jonathan Peterschmitt është një mjek i ri që ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Ai është infektuar në lindje të Francës, gjatë një takimi fetar në periudhën 17 – 24 shkurt, i organizuar nga babai i tij, dhe ai pozitiv. Petershmit, njësoj si 7 persona të tjerë tashmë është në izolim dhe nën vëzhgim dhe vendosi të tregojë eksperiencën e tij në Skype.

“Nuk kishim simptoma shumë të qarta. Në klinikën time gjendem përballë shumë raste virozash. Në rastin tim ishte më tepër si një e ftohur, humba ndjesinë e shijes, kisha hundën e irrituar, dhimbje, dhe isha shumë i lodhur. Le të themi simptoma të zakonshme për një të ftohur”.

Ai këshilloi se në një rast të tillë duhet ruajtur qetësia.

“Fjala koronavirus mund të jetë burim ankthi, nëse ndalesh aty. Por nëse shohim faktet dhe shohim persona të prekur që kanë dhimbje koke, dhimbje, pak ose aspak temperaturë, atëherë nuk duhet të shqetësohemi. Gjërat duhen parë në perspektivë. Kjo ëshët ajo që dua të theksoj: duhet të ruajmë qetësinë.

Mjeku madje bën shaka duke thënë se përballja me virusin është më pak impenjative se katër fëmijët e tij.

“Vërtet ndihem shumë mirë. Ndoshta jam pak i lodhur sepse nuk fle shumë për shkak të katër fëmijëve të mi. Mendoj se më lodhin më shumë se virusi. Në shtëpi përpiqem që t’i zbavis, dhe deri tani kanë kaluar tre ose katër ditë, kështu që ende nuk janë mërzitur.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!