Një djalë i ri që vështron nga dritarja e spitalit nënën e tij që lufton me Covid-19. Imazhi prekës, duket se është shkrepur në Itali, ndërsa është publikuar nga mjekja shqiptare Anika Dokle.
Ajo shkruan mes të tjerash se djali çdo natë qëndron në atë dritare dhe shikon nënën e tij.
“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.
Kujtojmë se Anika Dokle është vajza e ish-deputetit Namik Dokle. Anika ushtron profesionin si mjeke në Itali, ndërsa këto muaj ka qenë në front të parë me përballjen me Covid-19, ku Italia ishte një nga vendet më të goditura.
/abcnews.al