Mjekja psikiatre Irena Thoma: Covid-19 ndikon në sistemin nervor të pacientëve

schedule15:05 - 3 Shtator, 2020

schedule 15:05 - 3 Shtator, 2020

Nga Ajgena Korbi

Frika shton stresin dhe ankthin! Megjithkëtë faktorët që çojnë një të infektuar me Covid-19  drejt vetëvrasjes sipas psikiatres në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë Irena Thoma janë të shumta.

“Një faktor mund të jetë si është përcaktuar nga ai individ problemi i Covid. Ka persona që e ekzagjerojnë dhe frikësohen, ka të tjerë që janë indiferentë. Mund të ketë qenë edhe një problem psikologjik i mbarur më përpara”, shprehet ajo.

Koronavirusi ndikon dhe në sistemin nervor ndonëse nuk ka studime të mirëfillta për çrregullimet psikiatrike që ai mund të shkaktojë.  Ndërkohë  sipas mjekes psikiatre  mungesa e oksigjenit në organizëm shfaq probleme dhe në tru.

Fakti që këta persona kanë probleme me nuhatjen ose shijen tregon që ka njëlloj ndikimi në sistemin nervor, por nuk mund të themi se jep probleme me psikiatrike sepse nuk ka studime të tilla që ta vlerësojnë”, shton psikiatria.

Por a trajtohen nga mjekë psikiatër të sëmurët me koronavirus që marrin trajtim në  dy spitalet Covid?  Psikiatrja Irena Thoma tregon se mjekët e klinikës psikiatrike në QSUT japin ndihmën e tyre në rastet kur ajo kërkohet nga kolegë të shërbimeve të tjera.

Në momentin që një klinikë shikon një problem të një pacienti, problem mendor, kërkojnë konsultën psikiatrike. Dhe ka ndodhur kjo, ne jemi paraqitur në pavione për kosultën”, thotë Thoma. /abcnews.al