Mjekja pneumologe: Gjatë pastrimit mbani gjithmonë maskë, shmangni këto kimikate të rrezikshme

schedule13:30 - 22 Shkurt, 2023

schedule 13:30 - 22 Shkurt, 2023

Specialistja e mushkërive MeiLan Han, profesoresh e kujdesit pulmonar në Universitetin e Miçiganit, SHBA, thotë se maskat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj kur vendosni të pastroni përsëri banjën ose kuzhinën. Ajo tha se është e rëndësishme të mos i bëjmë mushkëritë tona “të pista”, gjë që mund të ndodhë kur pastrojmë. “Nëse jam duke pastruar diku me pluhur ose myk, është e nevojshme të mbaj maskë,” u shpreh ajo.

“Përbërjet organike, të cilat vijnë nga produktet e pastrimit, bojërat dhe tapetet e reja,kanë qenë të lidhura me inflamacionin dhe dëmtimin e mushkërive”, tha ajo për TheTelegraph. Mjekja shtoi se mushkëritë tona fillojnë të zhvillohen kur jemi ende në mitër, duke u pjekur dhe kulmuar në fillim të të 20-ave. Pas kësaj, ata fillojnë të humbasin funksionin e mushkërive.

Ajo tha se ka pasur raste që ka ekzaminuar disa herë mushkëritë dhe ka konstatuar se edhe ata që nuk pinë duhan kanë grimca të zeza në organet e tyre. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e gjërave që thithim nuk dalin kurrë.

Një studim i publikuar në vitin 2016 nga ekspertë nga Universiteti i Bergenit tregoi se njerëzit që pastrojnë rregullisht shtëpitë e tyre janë në një rrezik 14 për qind më të lartë për të përjetuar një rënie të funksionit të mushkërive gjatë 20 viteve të ardhshme. Edhe substancat e dëmshme gjenden zakonisht në një sërë produktesh, nga lëngjet larës dhe zbardhuesit e deri te pastruesit e dyshemesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!