Mjekja në spitalin “Hygeia”: Virozat mund të ngacmojnë alergjitë, si t’i dallojmë nga njëra-tjetra

schedule10:08 - 19 Janar, 2021

schedule 10:08 - 19 Janar, 2021

Mjekja alergologe në “Spitalin Hygeia”, Maria Zoto ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për alergjitë e stinës së dimrit dhe dallimin e tyre nga virozat. Zoto theksoi se simptomat e alergjisë gjatë kësaj periudhe shfaqen me qëndrimin për orë të gjata brenda shtëpisë, gjë që ka çuar dhe në shtimin e rasteve. Kjo, sipas saj është ndikuar kohët e fundit dhe prej motit me reshje dhe lagështisë.

“Është një periudhë ku rëndohen alergjitë. Nuk kemi më polenet që na bezdisin në pranverë dhe verë, tani janë alergenët që janë në ambientet e mbyllura. Në rrimë më gjatë brenda dhe jemi më shumë në kontakt me alergenët që janë brenda në shtëpi që prekin pjesën përqindjen më të madhe të atyre që vuajnë nga alergjitë, mikroorganizmat e pluhurit të shtëpisë, myku pak më rrallë dhe janë përgjegjës të këtyre simptomave që janë gjatë gjithë vitit por shtohen në këtë periudhë sepse rrimë më gjatë brenda dhe i hapim më rrallë dritaret. Dhe epitelet e kafshëve shtëpiake që janë një faktor në rritje i alergjisë.”, u shpreh mjekja.

Si ta dalloni alergjinë nga virozat?Duke qenë se dhe viruset respiratore prekin rrugët e frymëmarrjes dhe alergjia në të shumën e rasteve. Ka momente që ngjajnë teshtima, rrufë, bllokim të hundëve, kolla por ka momente që një virozë respiratore zgjat disa ditë dhe mbaron ndërkohë që alergjitë janë kronike, rrjedhin në familje Zakonisht do gjejmë dikë në familje që ka manifestime të alergjisë që shfaqen në moshat e reja, ka dhe momente që në dimër virozat mund të rëndojnë një alergji sepse është një ngacmim që bëhet gradualisht nga alergjia dhe një virozë mund të rëndojë situatën“, shtoi më tej Zoto.

Sa të rrezikuar janë alergjikët nga Covid-19?As alergjikët dhe asmatikët nuk janë faktorët e riskut për t’u sëmuru më shpesh apo për të kaluar një Covid më të rëndë. Pavarësisht se që në fillim nga meraku rekomandohet që ata që janë me astmë të kenë mjekime të vazhdueshme, por të dhënat tregojnë se nuk janë më të riskuar se të tjerët.“, u shpreh mjekja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!