Mjekja Alergologe: Alergjia nuk shoqërohet me temperaturë, stresi faktor ndikues në shfaqjen e saj

schedule08:52 - 1 Maj, 2020

schedule 08:52 - 1 Maj, 2020

Mjekja Alergologe në Spitalin Amerikan Ornela Marko  në një intervistë për Abc e Mëngjesit ëhstë shprehur se stina e pranverës është dhe stina ku alergjitë janë më të shfaqura.

Alergologia ëhstë shprehur se përgjithësisht të qëndruarit në shtëpi favorizon simptomat për mirë pasi numri i poleneve është i madh dhe kontakti është i vogël dhe patjetër që është më i pakët.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në rritjen e shfaqjes së alergjisë përveç ajrit, pluhurit një ndikim në përkeqësimin e simptomës alergjike është dhe stresi.

Stresi është një tjetër faktor që e përkeqëson alergjinë. Në këtë stinë alergjitë më të shfaqura janë rrufa, problemet e syve,riniti, asma bronkiale, etj. Problemin kryesor e kanë pacientit që simptomat ju shfaqen rishtas ndërsa pacientët që janë mësuar me alergjinë e kanë më të lehtë. Por është e rëndësishme që ato të kontaktojnë sa më shpejt me mjekun specialist. Në alergji nuk ka lidhje me temperaturën. Nuk është për tu trembur dhe personat që janë alergjikë të vjetër i dinë simptomat. Nuk ka temperaturë alergjia por ka një bllokim hundesh, rrjedhje hundësh pa ngjyrë, që shoqërohet me kruarje të syve ose me tharje të fytit”, ka thënë alergologjia Marko  .

Gjithashtu ajo ka theksuar se alergjia është një simptomë që prek thuajse çdo moshë.

Mosha kryesore që ka probleme alergjike janë adultët e rinj, por që mund të jenë dhe të moshave të mëdhenj. Alergjia është e trashëgueshme dhe kërkon disa kushte që të shfaqet. Ka pacientë që bëhen alergjike nga puna që kryejnë, nga kimikatet, nga pluhurat. Alergjia është shumë e gjërë si fushë. Pacientët kanë simptoma të ndryshme të shfaqjes së alergjive e rëndësishme është kontakti  me mjekun specialist”, është shprehur doktoresha./abcnews.al