Mjekët që po kujdesen për Trump: Presidenti drejt përmirësimit, nesër mund ta nxjerrim nga spitali

schedule18:03 - 4 Tetor, 2020

schedule 18:03 - 4 Tetor, 2020

Skuadra e mjekëve që po kujdesen për shëndetin e presidentit amerikan Donald Trump në qendrën spitalore e ushtrisë amerikane Walter Reed, deklaruan në një konferencë për mediat se gjendja e tij është drejt përmirësimit.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley deklaroi për mediat se presidenti është mirë, ndërsa shtoi se Trump nuk ka pasur më temperaturë që nga mëngjesi i së premtes.

Po ashtu, ekipi i mjekëve sqaruan se Trump nuk ka as probleme me frymëmarrjen dhe vijon të lëvizë nëpër ambientet e spitalit pa asnjë problem.

Mjekët shpresojnë, se nëse situata vijon të mbetet optimistë, Dondald Trump mund të lirohet nësër nga spitali për të vijuar procesin e shërimit nga Shtëpia e Bardhë.

Sa i përket terapisë që po merr kreu i Shtëpisë së Bardhë, Conley deklaroi se deri më tani nuk është shfaqur asnjë efekt anësor, dhe se funksioni i veshkave dhe mëlçive është normal.

I pyetur për impaktin që koronavirusi mund t’i ketë lënë presidentit në mushkëri, mjeku tha se janë vënë re gjëra të parashikueshme, por asgjë për t’u shqetësuar.

Kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania rezultuan pozitivë për koronavirusin më 2 tetor. Lajmin e bëri vetë ai të ditur me anë të një postimi në Facebook. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!