Mjekët parizien zbarkojnë në Romë, Donnarumma kryen vizitat mjekësore

schedule10:15 - 21 Qershor, 2021

schedule 10:15 - 21 Qershor, 2021

Gianluigi Donnarumma është i PSG. Portieri i Italisë nuk është zyrtarizuar ende te nënkampionët e Francës dhe sot do të ketë zhvillime konkrete në lidhje me këtë.

Mediet italiane bëjnë me dije se stafi mjekësor i PSG do të jetë sot në Romë, në qendrën stërvitore të Italisë, ku do të zhvillojë testet mjekësore të ish-gardianit të Milanit.

Donnarumma nuk ra dakord me Milanin për pagën dhe transferohet në Paris, ku do firmosë për 5 vite dhe do marrë 12 milionë euro në sezon. /abcnews.al