Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për disa nga mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër. Apeli vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela dhe infermierin Renato Kepi. Edhe mjeku Luan Dragusha u la i lirë, pasi ndaj tij nuk ishte caktuar masë sigurie as nga gjykata e shkallës së parë. Gjithashtu Apeli la të lirë edhe katër punonjësit e administratës së Spitalit. Ndërsa mjekët Edi Smajlaj dhe Dhurata Uruçi, për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar “arrest ne burg”, u lanë nga Apeli me masën “detyrim paraqaitje”.
Nga të gjithë personat e akuzar, mjekët Edi Smajlaj dhe Dhurata Uruçi janë ende në kërkim. Vendimi i gjykatës së Shkalles së Parë në Shkodër ishte apeluar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar për të dyshuarit, masa më të rënda sigurie. Mjekët dhe inferemierët e spitalit rajonal Shkodër janë në hetim nga prokuroria e Shkodrës për “abuzim me fondet publike” dhe “shpërdorim detyre”./abcnews.al