Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekët në Itali paralajmërojnë: Të merren masa, mund të arrijmë 10,000 viktima nga Covid-19

schedule17:30 - 9 Nëntor, 2020

schedule 17:30 - 9 Nëntor, 2020

Situata e koronavirusit në Itali vijon të jetë ende shqetësuese.

Mjekët bëjnë apel për ndërhyrje më të ashpra pasi spitalet sipas tyre janë mbingarkuar.

Gjithashtu sipas mjekëve pritet që të rritet numri i viktimave deri në 10,000, brenda një muaji, shkruajnë mediat italiane.



Nga ana tjetër qeveria ka paralajmëruar vendosje të kufizimeve në rajonet e konsideruara me rrezik më të lartë si Campania, Liguria, Abruzzo dhe Umbria.

Urdhri italian i mjekëve thekson se spitalet po përballen me mungesë hapësire për pacientët me COVID-19, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe shtim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ambulancat kanë qenë në radhë jashtë njësive të emergjencës nga Torino në veri në Napoli në jug.

Njerëzit u trajtuan për Covid-19 në makinat e tyre jashtë spitalit Cotugno në Napoli, gjatë fundjavës.

Ndërkohë  një grua 78-vjeçare priti në një ambulancë për 26 orë para se të pranohej në spital.

Ndërsa Italia kalon drejt një milion infeksioneve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, 32,616 raste të reja u regjistruan të dielën, një rritje më shumë se shtatëfish që nga 8 Tetori. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!