“Mjekët më thanë se do të kisha 2 ditë jetë”, mamaja e Selena Gomez rrëfen betejën me Covid

schedule17:03 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 17:03 - 23 Dhjetor, 2021

Mamaja e Selena Gomez, Mandy Teefey, ka rrëfyer betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë për revistën “People”, ajo tha se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua shumë kur u infektua. Madje, u shpreh se kur i ra niveli i oksigjenit ishte në xhirime me Selenën.

Mandy deklaroi se mjekët i kishin thënë se mund të ndërronte jetë brenda pak ditësh.

“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën. Dhe u thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, rrëfeu mamaja e këngëtares./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!