“Mjekët e Kosovës vaksinim në Tiranë”, çfarë ndodhi pas premtimit të Ramës? Socialistja: S’e di

schedule23:01 - 25 Shkurt, 2021

schedule 23:01 - 25 Shkurt, 2021

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “As pro, as kundër” në ABC se vaksina ruse dhe kineze do të vijnë në Shqipëri, por me një kusht.

Ne sot në parlament kaluam një akt normativ që për të marrë një certifikatë të pranimit të vaksinës duhet të jetë e pranuar nga EMA (Agjencia Evropiane e Medikamenteve) dhe FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA), nëse do ta certifikojnë padyshim që edhe ne do të jemi pjesë” tha ajo.

Kryeministri Edi Rama në datë 1 shkurt deklaroi se kompania “Pfizer” nuk lejon dhurimin e dozave, por mjekët nga Kosova mund të vijnë e të vaksinohen në Tiranë.

Por çfarë ka ndodhur, a kanë ardhur mjekët? E pyetur nga gazetarja e Abcnews.al Gerta Vasku, deputetja socialiste Spahiu thotë se deklaratën e dëgjoi, por nuk e di cfarë ka ndodhur më pas.

Unë e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit. Nuk jam në dijeni nëse kanë ardhur mjekët apo infermierët për t’u vaksinuar, por besoj se është veprimi i duhur, pasi mjekët dhe infermierët që punojnë në një spital covid duhet të jenë të parët që duhet të vaksinohen” tha ajo.