Mjekët dhe infermierët i kthejnë kurrizin kryeministres belge në shenjë proteste

schedule15:27 - 18 Maj, 2020

schedule 15:27 - 18 Maj, 2020

Nuk ka shkuar sipas programit vizita e kryeministres belge në një spital për të falenderuar personelin shëndetësor për punën e kryer në kohë pandemie. Mjekë dhe infermierë janë rreshtuar më rrugë dhe sapo ajo ka kaluar i kanë kthyer kurrizin në shenjë proteste.

Mjekë dhe infermierë ishin rreshtuar në buzë të rrugës, në pritje të automjetit të kryeministres së vendit, Sophie Wilmès. Por jo në formë nderimi: sapo automjeti kalon mes tyre, ata i kthejnë kurrizin.

 

Protesta e bluzave të bardha ndaj kryeministres në Belgjikë është kthyer tashmë në një çështje politike. Një gjest i bujshëm që ka bërë xhiron e mediave sociale, për të theksuar pakënaqësinë për sa i përket menaxhimit të emergjencës së koronavirusit në një vend që ka pasur mesataren më të lartë të vdekshmërisë në botë në raport me popullsinë: 55 mijë të infektuar dhe 9 mijë viktima, për 11 milion banorë.

Por dhe mes zgjedhësve ka shumë pakënaqësi dhe këtë e tregon ngjitja në sondazhe e ekstremit të djathtë. Por qeveria përgjigjet se shifrat janë të larta pasi janë numëruar dhe rastet e dyshuara për Covd-19, pra ata që kanë shfaqur simptoma por nuk kanë kryer teste. Sipas autoriteteve vendase, situata është e njëjtë me atë në Francë dhe Holandë.

Belgjika në vitin 2010 shënoi rekordin e 541 ditëve pa një qeveri, dhe aktualisht është ende në krizë politike. Pas ngërcit të rradhës në zgjedhjet e 2019-ës, partitë ranë dakord të përballeshin me emergjencën e Covid-19  me një qeveri afatshkurtër të drejtuar nga Wilmes. Por me nisjen e fazës 2, kanë nisur dhe lojërat politike./abcnews.al