Mjekët dhe infermierët e spitalit italian, katër turne pa masa mbrojtëse: Në fund, futen në karantinë

schedule08:59 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:59 - 24 Shkurt, 2020

Stafi i spitaleve janë të parët që përballen me krizën e koronavirusit duke bërë që disa prej tyre në Kinë të ndërrojnë jetë madje.

Stafi i spitalit Codogno pranë Piacenzas kanë ndejtur në punë deri sot në mëngjes pasi një 38 vjeçar u konstatua se ishte pozitiv me koronavirus.

“Pengje” të profesionit të tyre, mjekët dhe infermierët bënë disa turne rresht pa masa mbrojtëse deri sa erdhën kolegët e tyre me mjetet e duhura, raporton abcnews.al.

Por, nuk mbaron me kaq. Pas daljes nga spitali ata do të duhet të qendrojnë në karantinë për të zbuluar nëse janë kontaminuar ose jo me koronavirus në mënyrë që të mos e përhapin tek të tjerët nëse janë pozitivë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!