Mjekët apel prindërve: Bëni kontrolle fëmijëve në nisje të shkollës

schedule15:45 - 14 Shtator, 2022

schedule 15:45 - 14 Shtator, 2022

Tashmë që ka nisur viti i ri shkollor, është e rëndësishme që prindërit të kujdesen për shëndetin e fëmijëve. Duke qenë se ata janë gjatë gjithë kohës në kontakte të afërta me shokët e klasës, shpesh mund të bëhet edhe arsye për përhapjen e disa infeksioneve.

Mjekja pediatre e Spitalit Hygeia, Gjeorgjina Kuli tregon pse është e rëndësishme që fëmijët të bëjnë kontrolle shëndetësore.

“Fillimi i vitit të ri shkollor është i rëndësishëm të vlerësohet edhe në drejti të aspektit të shëndetit publik. Nxënësit qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe mund të transferojnë infeksione të ndryshme”.

Mjekja tregon se cilat janë analizat bazë, të cilat janë shumë të thjeshta për tu kryer.

Një gjak komplet, nëse i ka në parametrat normalë gjithë elementët. Janë disa analiza bazë.”

Këto kontrolle ofrohen me cilësi maksimale në spitalin Hygeia. Në departamentin e Pediatrisë prindërit do të gjejnë specialistët më të mirë për kujdesin e vogëlushëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!