Mjekë të huaj në Shqipëri/ Nuk ka vetëm mjekë që ikin, Amalia Stafilano la Italinë për Elbasanin

schedule13:58 - 13 Shkurt, 2024

schedule 13:58 - 13 Shkurt, 2024

Teksa nje pjese e mjekve shqiptare rendin drejt vendeve te tjera te europes per te ushtruar profesionin, ka te huaj te cilet lene shtetet e tyre per shqiperine.

I tille eshte rasti i Amalia Stafilano, mjekes italiane e cila prej disa muajsh ndodhet ne Elbasan.

Ajo eshte e specializuar ne fushen e estetikes por edhe endokrinologjisë.

“Unë kam ardhur sepse gjendem shumë mirë këtu, kam gjetur një mënyrë bashkëpunimi me titullarin e kësaj klinike që më ka pëlqyer. Më pëlqeu mënyra se si është konceptuar puna ne kliniken ku punoj dhe prandaj vendosa të vij, jo vetëm për përfitim ekonomik por edhe përmirësim mjeksor. Tashmë u bënë 6 muaj. Fillimisht erdha me disa kolegë italianë kur u bë inagurimi i klinikës. Aty u prezantuam me drejtuesit e klinikës dhe në shtator vendosëm që të fillojmë bashkëpunimin”.

Amalia tregon se mjekesia shqiptare ka bere progres ne perdorimin e teknologjise se avancuar.

Thote se kushtet nuk ndryshojne shume nga ato te klinikave ne Itali por ne disa raste ndeshet me mungese produktesh mjekesore.

 “Shoh që ka shumë vullnet nga të gjithë për të rritur performancën por gjithashtu edhe për të avancuar me teknologjinë. Këtë e kam vënë re dhe më ka pëlqyer shumë, vullneti dhe dëshira këtu më pëlqen shumë.Padyshim që kur erdha gjeta shumë klinika private, tek ne nuk janë kaq të përhapura ndaj më bën të kuptoj diçka. Sa i takon teknologjisë që kemi të disponueshme këtu unë jam shumë e kënaqur sepse kam gjithçka të nevojshme sa i takon enokrinologjisë. Sa i takon mjeksisë estetike le të themi se ka pak vështirësi pasi shumë produkte këtu nuk gjenden ndaj shpesh  sjell nga Italia”

Amalia Stafilano nuk eshte e vetmja qe ka zgjedhur Shqiperine. Sipas te dhenave ne vendin tone jetojne dhe punojne mbi 15 mije te huaj, shifer kjo qe njeh rritje me kalimin e viteve.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!