Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar mëngjesin e kësaj të mërkure me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.
Mediat greke shkruajnë se takimi është zhvilluar në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Në këtë takim mes dy liderëve thuhet se në fokus kanë qenë shkëmbimet e mendimeve dhe opinioneve në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, ndërsa u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe u konfirmua vullneti për thellimin e tyre.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet edhe një takim mes Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan./abcnews.al