Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia ka ruajtur marrëdhënie të mira me Shqipërinë
“Për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka një sërë kushtesh. Pra në thelb, ne kemi në dorë se sa shpejt do të integrohet Shqipëria në Union.”, ka thënë ai.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u tensionuan pas arrestimit te Fredi Belerit ne qershor 2023 per shitblerje votash ne zgjedhjet vendore te atij te viti dhe pas burgosjes se tij me vendim te gjykatës se posaçme.
Beleri u lirua këtë vit pas kryerjes se dënimit dhe nga burgu shkoi në Parlamentin Evropian ku zuri një vend si deputet i partisë konservatore greke te kryeministrit Mitsotakis.
Shqipërisë, ashtu si vendeve të rajonit i është premtuar për vite me radhë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Vendi ynë ka bërë progres te madh në rrugën e integrimit, i cili u vlerësua i paprecedente nga presidenca hungareze e Bashkimit Europian ne konferencën e trete ndërqerveritare të mbajtur ne 17 dhjetor, ku u hap dhe kapitulli gjashte i negociatave, ai për marrëdhëniet me jashtë.
/abcnews.al/