Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu referua situatës me Turqinë, gjatë fjalimit të tij në Sesionin e 66-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste. Këto praktika minojnë vlerat e NATO-s, solidaritetin, kohezionin, unitetin dhe efektivitetin e NATO-s si një organizatë politike dhe ushtarake dhe bien ndesh me qëllimet e vetë Aleancës dhe interesat e mbrojtjes,” tha ai.
Mitsotakis mirëpriti angazhimin e Presidentit të sapozgjedhur të SHBA Joe Biden për Aleancën dhe angazhimin e tij për sigurinë në Evropë.
“Suksesi i NATO-s qëndron në solidaritetin kolektiv. Aleanca jonë jo vetëm që forcon Amerikën, por gjithashtu siguron mbrojtjen e Evropës”, tha ai.
“Vetë Greqia ka pranuar sfida të sigurisë, të cilat në fakt minojnë unitetin e NATO-s. Në vitin 2020, kjo u testua rëndë, për shkak të sfidave turke dhe veprimeve të njëanshme “, tha ai, ndërsa shtoi se Turqia dhe Greqia duhet të hyjnë në dialog, në të kundërt tha ai do ‘i drejtohen gjykatës ndërkombëtare.
“Gjatë kësaj periudhe, unë e nxita Presidentin Erdogan për të angazhuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet tona në frymën e bashkëpunimit. Siç e kam thënë shumë herë këtë vit, Greqia dhe Turqia do të duhet të flasin dhe nëse nuk pajtohemi atëherë do të duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet tona duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare dhe le të mbizotërojë sundimi i ligjit”, ka thënë Mitsotakis. /abcnews.al