“Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar”. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, shkruan Euronews Serbia.
“Dhe kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.
Ndër të tjera, kryeministri i Greqisë nënvizoi mbështetjen e Athinës zyrtare për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian./abcnews.al