Mitsotakis “kërcënon” sërish/ Kreshnik Osmani: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Athina

schedule21:51 - 20 Maj, 2024

schedule 21:51 - 20 Maj, 2024

TIRANË– Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se rruga për integrimin evropian të Shqipërisë kalon nga Greqia.

Kreshnik Osmani, ekspert i gjeopolitikës, i ftuar në “360 Gradë” tha se kërcënimi i Athinës nuk mund ta pengojë rrugën europiane të vendit tonë.

Ai shtoi se, parë në një sferë Më të gjerë gjeopolitike, kryeministri Edi Rama e ka të qartë idenë se integrimi i Shqipërisë nuk kalon nga Greqia, por nga Uashingtoni dhe Brukseli.

“Edi Rama e ka të qartë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk kalon nga Athina. Athina ka nevojë për Uashingtonin, sepse e ka kërcënuar hapur Erdogani. Greqia nuk është në momentin e fuqisë së saj më të madhe”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!