Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zgjodhi këtë të hënë Alfred Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë që është dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor si kandidat brenda Partisë së tij “Demokracia e re” për zgjedhjet që do të mbahen për eurodeputetë të Parlamentit Europian në muajin qershor.
Tjetër kandidat Shqiptar që u zgjodh nga Partia e Mitsotakis për garën e Parlamentit Europian ishte edhe Pirro Dhima, shtangisti nga Himara që u arratis nga Shqipëria dhe është vetdeklaruar si grek.
Nëpërmjet zgjedhjes së këtyre dy kandidatëve, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis duket se kërkon që të acarojë në mënyrë të njëanshme edhe më shumë marrdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Mitsotakis kërkon të sfidojë Shqipërinë në një kohë që edhe vetë Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë atij se çështja Beleri është një cështje e drejtësisë dhe jo çështje politike.
Ky nomimin i Mitsotakis për Belerin në garën për eurodeputet mbetet thjesht një nominim simbolik, pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës i cili ndodhet në Burg nuk mund të marrë pjesë në garë elektorale.
Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve për eurodeputetë nga Partia “Demokracia e Re” ishin të pranishëm edhe djali dhe vëllai i Alfred Belerit. Megjithate levizja e Mitsotakis nuk duket te kete dhe përkrahje brenda koalicionit te tij qeverises. i pari ministri i Jashtëm ka dale kundër, pasi një lëvizje e tillë përplas Athinën jo me me Tiranen, por me Brukselin. Po nje detaj i fundit tregon përse Mitsotakis po perdor Belerin për qëllime të brendshme politike. Beleri është numri 25 në një liste totale prej 42 kandidatesh. Mundësitë e zgjedhjes se tij eurodeputet janë thuajse zero, ndërsa efekti mbi fatin e tij ne burgun e Tiranës, thuajse i pandjeshëm. Dëm mund të pësoje Nea Demokratia nga perplasja me rrymat e moderuara greke, dhe patjetër raportet e Athines me Tiranen, nuk do jene me si me pare./abcnews.al