Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Turqia po armatoset dhe po përshpejton programin e saj ushtarak.
Deklaratën, Mitsotakis e dha gjatë një ceremonie të mbërritjes së tre helikopterëve Sikorsky SH-60 Seahawk në shtetin grek, shkruan Protothema.
Sipas kreut të qeverisë greke, Greqia duhet të ruajë vigjilencën dhe të mos tregohet naive.
“Pavarësisht qetësisë që tani mbizotëron në Egje, nuk duhet të harrojmë se edhe fqinjët në lindje po përshpejtojnë programin e tyre të armatimit. Prandaj imponohen qasje, por në asnjë rrethanë nuk lejohen iluzionet dhe të gjithë duhet të jemi vigjilentë, por asnjëherë naivë, duke qëndruar të fokusuar në busullën që ligji ndërkombëtar tregon paqen dhe bashkëpunimin”, tha Kyriakos Mitsotakis.