Mitsotakis fitoi zgjedhjet, Tsipras fajëson PASOK: Festuan më shumë se demokratët

schedule09:53 - 23 Maj, 2023

schedule 09:53 - 23 Maj, 2023

Teksa kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, po “feston” ende fitoren e tij të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 21 majit, dy humbësit e qendrës së majtë kanë nisur “një betejë” për dominancën e opozitës në parlamentin grek.

Pas disfatës dërrmuese që pësoi partia e tij SIRIZA, Aleksis Tsipras, është munduar të gjejë shkakun, që në këtë rast i drejton gishtin partisë tjetër të majtë, PASOK-KINAL. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet e tij sociale, Tsipras ka fajësuar “forcat progresive”, të cilat nuk iu përgjigjën dorës së zgjatur nga SYRIZA, gjatë periudhës parazgjedhore.

Sipas Tsipas ata kanë festuar për “shembjen” e partisë së tij, në një kohë kur Nea Demokratia gëzonte fitoren e thellë.

Në zgjedhjet e djeshme fitoi Nea demokratia, por në të njëjtën kohë u mposht strategjia e proporcionalitetit të thjeshtë. Forcat progresive, të cilave iu drejtuam për bashkëpunim gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, kishin një front pothuajse ekskluzivisht kundër SYRIZA-s. Në kohën e një fitoreje historike elektorale të së djathtës, ata festuan më shumë se Demokratët për rënien e përqindjeve në të SYRIZA-s”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i partisë “PASOK”, e cila ka ironizuar komentet e Tsipras.

“Më mirë kreu i SYRIZA-s të shikohesh në pasqyrë dhe të pyesësh veten për qëndrimet e rrezikshme që ke pasur për çështjet kombëtare si “siç është ajo Prespës në egje” për “valutat vendase” dhe mbitaksimin e shtresës së mesme.” Thuhet në deklaratën zyrtare të PASOK, që udhëhiqet nga nikos andhrulakis.

Përplasjet verbale mes dy partive është cilësuar si një betejë për dominim në hapësirën e qendrës së majtë në parlamentin grek.

20% e votave që siguroi SYRIZA ngre dyshime nëse partia zyrtare e opozitës mund të përfaqësojë hapësirën më të gjerë politike të Qendrës së majtë. Pasoku arriti të sigurojë 11.5 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!