Rama në Lezhë: Nëse nuk humbasin drejtimin, shqiptarët nuk i ndalon asgjë të arrijnë aspiratat

schedule16:13 - 15 Prill, 2021

schedule 16:13 - 15 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimin elektoral me anëtarët e PS-së në qytetin e Lezhës.

Kryeministri theksoi se falë punës dhe përkushtimit po ia dalin që të kthejmë familjet në  shtëpi shumë më të forta seç ishin para tërmetit.

“Kur shqiptarët vendosin që të jenë të bashkuar nuk ka asgjë që i ndal dhe i pengon. Nëse nuk humbin drejtimin është e padiskutueshme, që nuk ka asgjë që i ndalon apo i pengon që të ja dalin të realizojnë aspiratat e tyre”, u shpreh ai.

Ndërsa falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, Rama tha se tashmë është koha që PS të çojë përpara të gjithë detyrimet.

“Jemi të vetëdijshëm që të respektojmë deri në fund distancën që vaksinimi të ketë sukses. Sot jemi në një situatë ku shohim se si drita në fund të tunelit po zmadhohet. Po shohim se si jeta por rikthehet përsëri. Deri dje ishte e mjegullt, por sot po kthjellohet. Sot ne si shqiptarë duhet të ndjehemi krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që nisë që në momentin kur na ra fatkeqësia e parë. Mijëra familje mbetën në qiell të hapur”, tha Rama.

Në fjalën e saj Lindita Nikolla i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama nuk i kurseu kritikat për opozitën dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Nuk jemi në këtë garë për të dhënë para, por të bërë një dallim të madh. Duam të arrijmë në atë majë ku Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të arrijë, por ka qenë njeriu që nuk e lënë të ngjitet por ka përfituar kur shqiptarët kanë qenë të lodhur. Në ato momente sprovohet karakteri i njeriut”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/