Misteri në fshatin anglez ,prej 5 vitesh gjenden para në rrugë

schedule09:16 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:16 - 22 Nëntor, 2019

Një histori misteri dhe ndershmërie.  E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli ,ku tufa parash gjenden në rrugë që prej vitit 2014.

Pako prej 2 mijë paundsh ,shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit  përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar në rajonin e policisë.

Pakoja e fundit u gjet të henën siç raportojnë mediat locale.

“ Ende e mendoj se si ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njërëz të ndershëm.

Instikti i tyre  i parë është që të shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe qe paratë tu kthehen njërëzve që mund ti kenë humbur” , thotë policia.

Një hëtim për të zbuluar burimin e parave  zhvillohet prej vitesh por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banorëve u pëlqen te besojnë se paratë janë një dhuratë ng Robin Hood modern  , i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin .