Misteret e ditëlindjes së Skënderbeut/ Historiani Xhufi: Muaji dhe data lidhet me “Ditën e Shën Gjergjit”

schedule09:56 - 7 Maj, 2024

schedule 09:56 - 7 Maj, 2024

Historiani Pëllumb Xhufi ka zbuluar misteret e datës së lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tha se viti i lindjes është 1405, madje muaji dhe data lidhen me “Ditën e Shën Gjergjit”.

Historiani theksoi nuk kanë të dhëna të dokumentuara për 6 majin, por për shkak të emrit i atribuohet edhe kjo datë.

“Si vit është pikërisht viti 1405, viti i lindjes dhe këtë e thonë dhe disa kronistë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin dhe kanë qenë edhe bashkëkohës të tij. Kurse si ditë dhe si muaj, është bërë një lidhje me emrin Gjergj dhe meqënëse kjo ditë është “Dita e Shën Gjergjit” është menduar që t’i atribuohet kjo datë. Realisht nuk kemi të dhëna dhe nuk është e thënë që të gjithë ata që i quajnë Gjergj kanë lindur në “Ditën e Shën Gjergjit”, apo ato që quhen Maria kanë lindur në 24 gusht. Gjithsesi, jemi në rregull për vitin. Ai ka lindur në 1405, ka dhe dokumente të cilat e japin qoftë dhe në mënyrë indirekte vitin”, u shpreh Xhufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!