Biblioteka at Gjergj Fishta pranë Kuvendit Françeskan ka qenë ndër më të pasurat, në Shqipëri.
Për gjatë periudhës së komunizmit ndodhi shkatërrimi i bibliotekës dhe asgjësimi i shumë librave. Sipas dëshmive të At’ Zef Pllumit, një pjesë të librave i kanë marrë për t’i bërë letër në Jugosllavi, disa i kanë plaçkitur apo keqpërdorur.
Përgjegjësi i Bibliotekës Françeskane në Shkodër, At’ Vitor Demaj në një intervistë për ABC, rrëfen kalvarin e vuajtjes së françeskanëve, rikthimin e dhomave të kuvendit në qeli burgu, si dhe ringjalljen e bibliotekës, falë riatdhesimit të librave e dorëshkrimeve të 3 fretërve, Pater Jak Marlekaj, Paulin Margjokaj dhe Pater Daniel Gjeçaj.
Detaje mbi thesaret e kësaj biblioteke ju ftojmë t’i ndiqni në këtë reportazh të përgatitur nga gazetarja Leontina Nika. /abcnews.al/