Mister në Vlorë pas zbulimit të eshtrave, banorja: Pashë kafkën dhe kocka të tjera

schedule12:54 - 5 Maj, 2022

schedule 12:54 - 5 Maj, 2022

Mbetje kockore të dyshuara si njeriu janë zbuluar ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Ka qenë një banore e zonës që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar eshtrat në një grumbull dherash pranë banesës së saj.

Një banore e lagjes thotë gjithashtu për mediat se edhe ajo i ka parë mbetjet kockore. “Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën.  Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.

Ngjarja është e buluar me mister, ndërsa eshtrat janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!