Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mesikë ku një numër i madh zogj kanë rënë në mënyrë të papritur në tokë.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet që tregojnë se si dhjetëra zogj kanë rënë në rrugë në Chihuahua.
Zogjtë e njohur si “zogj të zinj me kokë të verdhë” janë gjetur të ngordhur nëpër trotuare nga banorët e qytetit Cuauhtémoc. Siç supozohet, ata erdhën si shtegtar nga Kanadaja veriore dhe kishin qenë duke dimëruar në Meksikë.
Shkaku i ngordhjes masive të tyre mbetet i paqartë, por disa spekuluan se zogjtë mund të kenë vuajtur nga efektet e ndotjes së lartë, e cila ka goditur rajonin kohët e fundit. /abcnews.al