Mister mbi plagosjen e 48-vjeçarit në plazhin e Velipojës, FNSH në kërkim të autorit

schedule23:24 - 14 Qershor, 2022

schedule 23:24 - 14 Qershor, 2022

Qyteti i Velipojës është tronditur nga një atentat mbrëmjen e sotme (14 qershor).

48-vjeçari Pjerin Brushtulli është qëlluar me disa plumba në bark.

Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari i Abc Simon Shkreli raporton se gjendja shëndetësore e të plagosurit është rënduar.

Ndërkohë rrethanat e atentatit mbeten mister për policinë, me forcat e FNSH-së që kanë rrethuar zonën dhe po kërkojnë se ku i është bërë atentati, pasi është ende e paqartë.

Mendohet se atentati ka ndodhur në fillim të zonës bregdetare të Velipojës. Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se Brushtulli ka telefonuar vetë policinë pas plagosjes.

Lexo edhe: 20 vite më parë kishte vrarë bashkëfshatarin, 48-vjeçarit i bëhet atentat sapo del nga burgu

Brushtulli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Brushtulli u arrestua në 2008-të pasi ishte dënuar me 15 vite burg në mungesë për vrasjen e bashkëfshatarit të tij shtetasit Kolec Hila./abcnews.al/