20 vite më parë kishte vrarë bashkëfshatarin, 48-vjeçarit i bëhet atentat sapo del nga burgu

schedule22:57 - 14 Qershor, 2022

schedule 22:57 - 14 Qershor, 2022

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku i është bërë atentat 48-vjeçarit Pjerin Brushtulli.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, ku 48 vjeçari është qëlluar me plumb në bark. Menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që forcat e FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe po kërkojnë se ku i është bërë atentati, pasi është ende e paqartë.

Burime për Abc bëjnë me dije se Brushtulli ka telefonuar vetë policinë pas plagosjes. Ai ndodhet në spital, ku ka disa plumba në bark.

Brushtulli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Pjerin Brushtulli 48 vjeç pasi ka kryer vrasjen ne vitin 2002 te shtetasit Kolec Nushi ngjarje  e ndodhur në Bërdicë të Shkodrës. Pjerin Brushtulli deri në 2008 ka qenë në arrati. Në 2005 është dënuar me 15 vite burg në mungese. Ai është arrestuar në vitin 2008 dhe në vitin 2013 ka dal nga burgu.

/Abcnews.al/