“Misioni i shqipes dhe shqiptarëve”/ Sazan Guri zbulon gjenealogjinë e Skënderbeut: Ishte diplomat i zoti, që bashkoi 12 princa

schedule08:46 - 18 Janar, 2024

schedule 08:46 - 18 Janar, 2024

Sazan Guri ka publikuar së fundmi një libër me titull “Misioni i shqipes dhe shqiptarëve”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për këtë libër, duke u ndalur dhe te gjeologia e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ndër të tjera, Guri ka thënë se Skënderbeu përveç se strateg, ishte dhe diplomat shumë i zoti, karakteristik kjo që nuk është shumë e theksuar nga historianët. Sipas profesorit, ai dinte shumë gjuhë të huaja dhe bashkoi plot 12 princa.

“Kam 40 vjet të përgjithshme, 20 vjet punë të përqendruar, nga 2005, që punoj për këtë libër.

Që nga titulli Misioni i Shqipes dhe Shqiptarëve, do të thotë që shqipja është për të gjithë shqiptarët.

E para, ne nuk jemi edukuar kurrë që Skënderbeu përveç strateg ishte diplomat, dinte shumë gjuhë të huaja dhe ishte një burrë i shkurtër 1.60.

Çdo gjë flet që Skënderbeu bashkoi 12 princa, që nuk na e kanë thënë, nëse të tjerët kishin nga një, ky ka bashkuar 12, prandaj janë dhe 12 yje”, tha Sazan Guri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!