Mision të vetëm fitoren, Dinamo luan për “jetë a vdekje” në Shkodër dhe Korçë

schedule18:25 - 28 Shkurt, 2022

schedule 18:25 - 28 Shkurt, 2022

Dinamo për javën e 23-të të Abissnet Superiores do të përballet me Vllazninë në “Loro Boriçi” ditën e enjte ora 16:45. Një takim delikat ky që për blutë e Bledar Devollit 3 pikët janë e vetmja rrugëdalje.

Menjëherë pas transfertës së Shkodrës, pas dere troket ajo e Korçës, ku kryeqytetasit do të udhëtojnë për tu përballur me Skënderbeun, një tjetër sfidë delikate për blutë që synimin kryesorë do të ketë fitoren, për të shpresuar më pas te misioni mbijetesë. Takim që do të luhet në kuadër të javës së 24-të të superligës, që pritet të zhvillohet të martën e ardhshme ora 16:45.

Kjo mund të thotë se sezoni për Dinamon mund të vendoset deri diku nga këto dy transferta të vështira. Të ndodhur në vendin e tetë me 20 pikë pas 22 ndeshjeve, te Dinamo kanë dy detyra të rëndësishme, dy fitore në dy ndeshje që cilësohen “jetë a vdekje”.

Misioni i vetëm i Dinamos në këto dy transferta do të jetë fitorja për të shpresuar deri në fund në qëndrimin në superiore, me 6 pikë që mund të vlejnë gjithë sezonin në llogaritë e mbijetesës në fund të tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!